Ndërlidhjet

Nënshkruhet Marrëveshja e dytë Kompakte


Ilustrim
Ilustrim

Bordi i Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit (BPSL), i përbërë nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës, Zyra e BE-së në Kosovë/PSBE dhe Misioni EULEX i kanë ripërtërirë përkushtimet e tyre nga Marrëveshja Kompakte, duke e nënshkruar Marrëveshjen Kompakte të dytë për Sundimin e Ligjit në Kosovë.

"Pasi që Marrëveshja Kompakte ishte nënshkruar fillimisht në nëntor 2012, kjo Marrëveshje Kompakte e rishikuar i nënvizon përkushtimet e përbashkëta për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Prapa këtij përkushtimi të përgjithshëm qëndrojnë një numër i veprimeve konkrete të Marrëveshjes Kompakte. Ato i adresojnë çështjet e ndryshme si: fuqizimi i policisë, doganës, institucioneve korrektuese dhe gjyqësore në tërë Kosovën, të cilat do të ndihmojnë në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave dhe aspiratave të Kosovës për anëtarësim në BE", thuhet në njoftimin e misionit evropian për sundim të ligjit - EULEX.

Marrëveshja Kompakte po ashtu bën thirrje që të shtohen kapacitetet kosovare për ta luftuar korrupsionin, si dhe aftësitë e tyre në luftimin e krimit të organizuar, duke i kushtuar vëmendje adresimit të krimeve ndër-etnike.

XS
SM
MD
LG