Ndërlidhjet

Teksas: 192 të arrestuar për të shtënat vdekjeprurëse


Ilustrim
Ilustrim

Policia në shtetin amerikan, Teksas, thotë se 192 njerëz ballafaqohen me akuza për krim të organizuar, pas të shtënave vdekjeprurëse ndërmjet grupeve rivale të motoçiklistëve, nga të cilat u vranë 9 vetë dhe janë plagosur 18 të tjerë.

Këto të shtëna në një qendër të tregtisë në qytetin Vako, kanë ndodhur mbrëmë.

Të gjithë të vrarët dhe të plagosurit ishin pjesëtarë të bandave të motoçiklistëve.

Të plagosurit janë dërguar në spital për shkak të therrjeve me thikë dhe të shtënave nga armët.

Hetimet e para tregojnë se mospajtimi kishte shpërthye në lokalet e banjos, e pastaj ishte përhapur edhe në vendin e parkimit të vetuarave, me ç’rast ishin përdorë zinxhirë, shkopinj, thika dhe armë zjarri.

“Me gjasë kjo ishte njëra nga skenat më trishtuese të krimit, që e kam parë në 34 vitet e shërbimit si zyrtar për zbatim të ligjit”, tha udhëheqësi policor, Patrick Swanton.

XS
SM
MD
LG