Ndërlidhjet

Kerry anulon udhëtimet në Madrid dhe Paris


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka anuluar udhëtimet zyrtare në Madrid dhe Paris, pasi ka pësuar një aksident me biçikletë në Francë.

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se Kerry, 71 vjeç, ka lënduar këmbën dhe se është dërguar me helikopter në Gjenevë.

Zëdhënësi John Kirby ka thënë se Kerry do të udhëtojë në SHBA për trajtim dhe se ai pritet të shërohet plotësisht.

Aksidenti ka ndodhur në Scionzier të Francës.

Kerry është dashur të takojë në Paris kryeministrin e Irakut, Haider al-Abadi, për të biseduar për luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG