Ndërlidhjet

Helmut Kohl në gjendje “kritike”


Helmut Kohl
Helmut Kohl

Ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl, është në kujdes intensiv, pasi i është nënshtruar një operacioni.

Gazeta gjermane Der Spiegel raporton se Kohl, 85 vjeç, ndodhet në një klinikë në qytetin Hajdelberg.

Duke u thirrur në burime të afërta me ish-kancelarin, Der Spiegel e ka përshkruar gjendjen e Kohlit si “kritike”.

Kohl ka qenë kancelar nga viti 1982 deri më 1998.

Ai vlerësohet për bashkimin e Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore pas rënies së Murit të Berlinit në nëntor të vitit 1989.

Së bashku me ish-presidentin francez, Francois Mitterrand, ai ka nxitur krijimin e monedhës euro.

XS
SM
MD
LG