Ndërlidhjet

Sulm me makinë bombë në Irak, 14 të vrarë


Irak, foto nga arkivi
Irak, foto nga arkivi

Zyrtarët irakianë thanë se në një sulm me makinë bombë, që ka shpërthyer pranë një tregu në një qytet të vogël afër Bagdadit, kanë mbetur të vrarë 14 persona.

Policia tha se 37 njerëz të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi, i cili ka ndodhur mbrëmë në qytetin e vogël shiit, Balad Ruz, 70 kilometra në verilindje të kryeqytetit irakian, në provincën Diyala.

Mjekët në spital kanë konfirmuar numrin e të vrarëve. Disa dyqane dhe makina janë shkatërruar nga shpërthimi.

Askush deri më tash nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por grupi militant sunit i Shtetit Islamik shpesh ka në shënjestër myslimanët shiitë në Irak.

XS
SM
MD
LG