Ndërlidhjet

Luftime të ashpra midis forcave afgane dhe talibanëve


Afganistan
Afganistan

Forcat qeveritare në veri të Afganistanit kanë nisur një ofensivë kundër talibanëve, pasi këta të fundit kanë marrë kontrollin e një qarku të rëndësishëm.

Çardara është vetëm pak kilometra larg qytetit Kunduz dhe rruga drejt Kabulit kalon nëpër të.

Zyrtari lokal i Çardaras, Muhammad Yusuf Ayubi, ka thënë se qarku ka rënë në duart e talibanëve pas disa orësh luftime, të cilat kanë rezultuar me 12 ushtarë të vrarë dhe 17 të plagosur.

Dhuna militante është rritur në gjithë Afganistanin që nga largimi i misionit luftarak të NATO-s, vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG