Ndërlidhjet

Tajvan: Qindra të lënduar nga eksplodimi në parkun zbavitës


Pamje nga ndihma që u jepet të lënduarve në parkun zbavitës në Tajvan
Pamje nga ndihma që u jepet të lënduarve në parkun zbavitës në Tajvan

Më se 500 vetë janë lënduar mbrëmë vonë nga ekspolodimet dhe zjarri në një park zbavitës në Tajvan.

Për shkaqet e këtij incidenti ende po zhvillohen hetime.

Afro 1 mijë vetë, që ishin duke festuar e vallëzuar, u befasuan nga eksplodimet e një pluhuri me ngjyra.

Ministria e shëndetësisë e Tajvanit tha se 510 vetë janë trajtuar në 38 spitale. Më se 180 prej tyre kanë lëndime serioze.

Një video nga parku zbavitës e tregon momentin kur një top zjarri papritmas e përfshiu skenën, ndërsa njerëzit duke klithur vraponin nëpër flakën e zjarrit.

XS
SM
MD
LG