Ndërlidhjet

Anijet fillojnë të lundrojnë në korsinë e re në Kanalin e Suezit


Kanali i Suezit
Kanali i Suezit

Anijet kanë filluar të kalojnë përmes zgjerimit të ri në Kanalin e Suezit, i cili ligj Detin Mesdhe me Detin e Kuq.

Anijet filluan të lundronin sot pasi presidenti i Egjiptit Abdel Fattah al-Sisi nënshkroi dokumenti, përmes së cilit lejohet që anijet të lundrojnë përgjatë strukturës së re të ndërtuar.

Presidenti francez Francoiz Hollande dhe kryeministri rus Dmitry Medvedev kanë marrë pjesë në ceremoninë përuruese bashkë me presidentin Sisi.

Zgjerimi, i cili ka kushtuar 8.2 miliardë dollarë, lejon që anijet të qarkullojnë përmes dy korsive përgjatë një rruge ku anijet e mëdha po ashtu mund të lundrojnë.

Ndërtimi i korsisë së re ka filluar në vitin 2014 pas urdhëti të presidentit Sisi, i cili shpreson që përmes të ardhurave të ringjallë ekonominë e Egjiptit.

Por analistët kanë vënë në pikëpyetje parashikimet e Sisit për rritjen e të ardhurave, duke vënë në dukje se vëllimi i tregtisë botërore nuk ka qenë nmë rritje në ritmin e nevojshëm, në atë mënyrë që Egjipti shpreson se do të mbledhë të ardhura.

Kanali i Suezit është ndërtuar në vitin 1869.

XS
SM
MD
LG