Ndërlidhjet

Japoni: Protestë kundër vizitës së kryeministrit të Rusisë


Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, gjatë një vizite të mëparshme në një ishull kontestues
Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, gjatë një vizite të mëparshme në një ishull kontestues

Japonia ka protestuar kundër vizitës së sotme të kryeministrit të Rusisë, Dmitry Medvedev, në njërin prej katër ishujve në Paqësor, në të cilët pretendon, po ashtu,dhe të cilët i kanë tensionuar raportet ndërmjet dy vendeve prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Kryeministri Medvedev ka arritur në Iturup, njëri nga katër ishujt që gjenden në bregdetin e lindjes së largët të Rusisë dhe në veri të Japonisë.

Këta ishuj, që në Rusi njihen me emrin Kurile, ndërsa në Japoni si Territoret Veriore, ishin në qendër të mospajtimeve për dekada të tëra ndërmjet dy shteteve, pasi Rusia i okupoi ato në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Zyrtari i Ministrisë së jashtme të Japonisë për çështje evropiane, Hajime Hayashi, e ka ftuar ambasadorin rus në Tokio lidhur me këtë vizitë, duke thënë se ajo ishte “ekstremisht për keqardhje”.

XS
SM
MD
LG