Ndërlidhjet

Bullgaria nuk i lejon Rusisë ta përdorë hapësirën e saj ajrore


Zëvendësministri i jashtëm rus, Mikhail Bogdanov.
Zëvendësministri i jashtëm rus, Mikhail Bogdanov.

Rusia ka drejtuar sot pyetje drejt Bullgarisë, e cila ka refuzuar kërkesën e Moskës, për të përdorur hapësirën ajrore bullgare, për të dërguar furnizime në Siri.

Zëvendësministri i jashtëm rus, Mikhail Bogdanov ka thënë se Bullgaria duhet ta pyes Moskën nëse ka “dyshime“ për fluturime, apo kërkesa të tilla, për të përdorur hapësirën ajrore të Bullgarisë.

Bogdanov ka thënë se nëse Sofja zyrtare merr vendime të tilla të “përkufizimeve dhe masave ndaluese si amerikanët” atëherë ngrihet në pyetje “e drejta sovrane” e Bullgarisë, për vendimet e saj , rreth përdorimit të hapësirës ajrore.

Bullgaria është anëtare e NATO-s dhe së fundmi ka hapur një qendër komanduese të përbashkët, e cila është një nga gjashtë qendra të tilla në Evropën Lindore, si përgjigje ndaj Rusisë, pas aneksimit të Krimesë në Ukrainë

XS
SM
MD
LG