Ndërlidhjet

SHBA ekzekuton një grua, pavarësisht apelit të Papës


©Shutterstock
©Shutterstock

Një grua në Xhorxhia të Shteteve të Bashkuara është ekzekutuar, pavarsisht apeleve edhe nga Papa Françesku për të bllokuar ekzekutimin e saj.

Kelly Gissendaner, 47 vjeçe, ka qenë gruaja e parë që është dënuar me vdekje në shtetin jugor amerikan në 70 vjet.

Avokatët kanë dorëzuar së paku tri ankesa në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara, në përpjekje për të shtyrë dënimin.

Gissendaner ka planifikuar, por nuk ka kryer vrasjen e burrit të saj më 1997.

Ish-i dashuri i saj, Gregory Owen, i cili ka vrarë Douglas Gissendanerin, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Papa Françesku, i cili ka qenë pak ditë më parë në një turne në SHBA, ka kërkuar nga bordi shqyrtues që të rishqyrtojë rastin.

Por, të martën pasdite, bordi ka njoftuar se nuk ka miratuar mëshirën.

Dëshmitarë të ekzekutimit kanë thënë se Gissendaner ka kënduar këngën Amazing Grace, para se i është dhënë injeksioni vdekjeprurës.

XS
SM
MD
LG