Ndërlidhjet

Një i vdekur nga përmbytjet në Vlorë


Vlorë, Shqipëri
Vlorë, Shqipëri

Moti i keq, me reshje të mëdha dhe stuhi të forta, ka shkatuar përmbytje masive të zonave të banuara në Vlorë dhe Fier.

Në Vlorë, raportohet se një person ka humbur jetën.

Të dhënat flasin për dhjetëra banesa, biznese dhe objekte shkollore të përmbytura.

Autoriteti Rrugor i Shqipërisë ka njoftuar se akset kryesore rrugore janë tërësisht në funksion dhe se nuk kanë bllokime.

Si pasojë e shirave, rrëshqitje dheu janë raportuar edhe në Ersekë e Elbasan.

XS
SM
MD
LG