Ndërlidhjet

Pragë: Këngëtari më i njohur Karel Gott në spital


Karel Gott
Karel Gott

Këngëtari legjendar çek, Karel Gott, 76 vjeçar, është pranuar në një spital në Pragë, pas një aritmie në zemër.

Në faqen e tij zyrtare në Facebook theksohet se ai i ka anuluar për një kohë të pacaktuar të gjitha paraqitjet publike dhe ka kërkuar respektim të privatësisë së tij.

Televizioni Prima ka raportuar se këngëtari Gott i është nënshtruar një operacioni në zemër gjatë natës.

Karel Gott, i cili këngën e parë e ka incizuar në vitin 1962, konsiderohet si këngëtari më i popullarizuar jo vetëm në Çeki, por edhe në gjithë Evropën Qendrore.

XS
SM
MD
LG