Ndërlidhjet

SHBA-të autorizojnë forca të kufizuara speciale në Siri


Ushtarë amerikanë, foto arkivi
Ushtarë amerikanë, foto arkivi

Presidenti amerikan, Barack Obama, po planifikon të dërgojë një numër të kufizuar të forcave speciale operacionale në Siri, të cilat do të udhëzonin kryengritësit atje.

Zyrtarë të paidentifikuar amerikanë janë cituar të kenë thënë në media se Obama ka autorizuar zbarkimin e më pak se 50 komandove amerikanë, në Sirinë veriore.

Një zyrtar i lartë amerikan ka thënë se ata do të ndihmojnë koordinimin lokal të forcave tokësore dhe përpjekjet e koalicionit kundër grupit militant Shteti Islamik.

Zyrtarët gjithashtu thanë se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë avionë shtesë, në bazën turke ajrore Incirlik.

Ky vendim amerikan pason përshkallëzimin e rolit ushtarak të Rusisë në Siri, në mbështetje të presidentit sirian, Bashar al-Assad.

XS
SM
MD
LG