Ndërlidhjet

Kroaci: Opozita i fitoi zgjedhjet me një diferencë të vogël


Pamje nga votimet e djeshme në Kroaci
Pamje nga votimet e djeshme në Kroaci

Opozita konservatore në Kroaci i ka fituar zgjedhjet e para parlamentare prej se ky vend u anëtarësua në Bashkimin Evropian në vitin 2013.

Por, koalicioni opozitar, i udhëhequr nga ish-shefi i inteligjencës, Tomisllav Karamarko, nuk ka fituar vota të mjaftueshme për të qeverisur e vetme, prandaj priten negociata të vështira për formimin e qeverisë.

Komisioni Zgjedhor i Kroacisë sot njoftoi se pas numërimit të 99% të fletëvotimeve të zgjedhjeve të djeshme, koalicioni opozitar ka fituar 59 deputetë në parlamentin me 151 ulëse.

Partia Socialdemokrate në qeveri, e kryeministrit akktual, Zoran Millanoviq, i ka fituar 56 vende deputetësh.

Ky rezultat do të thotë se të dy blloqet dështuan ta fitojnë shumicën, prandaj formimi i qeverisë së re do të varet kryesisht nga disa parti të vogla, të cilat ia dolën të hyjnë në parlament.

Në vendin e tretë është partia Ura me 19 deputetë, që paraqet një pozicion të fuqishëm për negociata.

Zoti Millanoviq menjëherë u ka bërë thirrje liderëve të partisë Ura që t’i fillojnë negociatat për krijimin e qeverisë së re.

XS
SM
MD
LG