Ndërlidhjet

OSBE: Të mbrohen gratë nga dhuna


Jean-Claude Schlumberger.
Jean-Claude Schlumberger.

Në prag të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, tha se institucionet relevante duhet të bëjnë më shumë për të përmirësuar përgjigjjen e tyre në rastet e dhunës në familje.

Në një komunikatë për media thuhet se ambasadori Schlumberger ka thënë se “gjatë tri viteve të fundit, gratë kanë qenë viktima në përafërsisht 80% të rasteve të raportuara të dhunës në familje, dhe se ka pasur një rritje të ndjeshme të rasteve të raportuara gjatë secilit vit.”

“Sidoqoftë, në Kosovë, ashtu sikur në mbarë botën, numri i rasteve të raportuara nuk e tregon në mënyrë adekuate nivelin e dhunës ndaj grave ose shkallën e problemit të dhunës në familje. Dhuna në familje shpesh konsiderohet si ‘çështje e brendshme familjare’ dhe niveli i ulët i raportimit mbetet shqetësim i madh, “ ka thënë ai.

Rasti i fundit në Kosovë, kur një grua ka humbur jetën nga pasoja e dhunës, është ai i Zejnepe Bytyçi-Berisha nga Suhareka, e cila ishte vrarë nga bashkëshorti i saj.

XS
SM
MD
LG