Ndërlidhjet

Sot nis samiti i NATO-s, Mali i Zi në agjendë


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ministrat e Jashtëm të NATO-s takohen sot dhe nesër në Bruksel për të diskutuar disa çështje – në mesin e tyre roli i ardhshëm i aleancës në Afganistan dhe ftesa Malit të Zi për t’iu bashkuar NATO-s.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar se vendimi për Malin e Zi do të merret të mërkurën.

Ai ka thënë se ftesa për Malin e Zi “do të ishte sinjal i angazhimit të vazhdueshëm të NATO-s me Ballkanin Perëndimor dhe i politikës së dyerve të hapura”.

Autoritetet malazeze kanë thënë se presin përgjigje pozitive nga NATO-ja.

Por, partitë pro-ruse në Mal të Zi, me javë të tëra, kanë organizuar protesta në rrugët e Podgoricës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Millo Gjukanoviq dhe zgjedhje të parakohshme.

Gjukanoviq ka thënë se qëllimi i tyre është ta bëjnë Malin e Zi të duket i paqëndrueshëm.

XS
SM
MD
LG