Ndërlidhjet

Putin i painformuar për “të bëmat” e Prokurorit të Përgjithshëm


Prokurori i Përgjithshëm rus, Yury Chaika
Prokurori i Përgjithshëm rus, Yury Chaika

Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov, tha sot se Kremlini nuk ka njohuri në lidhje me akuzat e fundit publike që blogeri opozitar, Aleksei Navalny, ia ka bërë Prokurorit të Përgjithshëm Yury Chaika dhe djemëve të tij.

Fondacioni anti-korrupsion Navalny, gjatë ditës së martë e ka publikuar rezultatin e një hetimi në lidhje me aktivitetet në Zvicër të djalit të Yury Chaika, Artyom Chaika.

Sipas raportit, Artyom Chaika, i cili është banor i përhershëm i Zvicrës, në mënyrë të paligjshme ka privatizuar pasuri dhe biznese në Rusi si dhe një hotel luksoz në Greqi e një vilë në Zvicër.

Raporti bën me dije se edhe djali tjetër i Yury Chaika, Igori, i cili është pronar i disa bizneseve në Rusi, në mënyrë të paligjshme ka fituar tenderë gjatë projekteve të ndryshme në Rusi.

E kontaktuar nga REL, zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrë,s ka thënë sot se deri më tani nuk ka ndonjë procedurë penale kundër Chaika.

XS
SM
MD
LG