Ndërlidhjet

Shqipëri: Pesë vetë dënohen për trafikim të njerëzve në SHBA


Pamje nga Tirana
Pamje nga Tirana

Një gjykatë në Shqipëri i ka dënuar pesë vetë me burg të akuzuar për përgatitjen e më se 600 personave për imigrim ilegal në Shtetet e Bashkuara nëpër Meksikë.

Të dënuarit, që ishin arrestuar vitin e kaluar, janë dënuar me burg në kohëzgjatje prej 9 e deri në 14 vjet, raporton AP nga Tirana.

Ky vendim është mirëpritur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Gjykata ka gjetur se çdo person e kishte paguar bandën në shumë prej 25 mijë dollarëve amerikanë për t’i dërguar në Meksikë, nëpër Bullgari, Spanjë ose Itali, e pastaj për t’i furnizuar me dokumente të falsifikuara për hyrje në Shtetet e Bashkuara.

Prokurorët thanë se banda kishte fituar më se 15 milionë dollarë nga aktivitetet e saj ilegale.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë tha se vendimi ishte “rezultat i hetimeve të shumë agjencive” ndërmjet dy vendeve.

XS
SM
MD
LG