Ndërlidhjet

Greqi: U miratua buxheti i masave të kursimit


Pamje nga një seancë e Parlamentit të Greqisë
Pamje nga një seancë e Parlamentit të Greqisë

Parlamenti i Greqisë mbrëmë vonë e ka miratuar buxhetin me kufizime të ashpra për vitin 2016, që parasheh rritje ekonomike në shkallën zero dhe tkurrje të lehtë.

Për këtë buxhet votuan 153, ndërsa 145 anëtarë të Parlamentit të Greqisë ishin kundër.

Buxheti ishte propozuar nga qeveria majtiste e kryeministrit, Alexis Tsipras.

Ky buxhet është në harmoni me marrëveshjen për borxhin trevjeçar me Bashkimin Evropian, të arritur në muajin korrik, dhe në të përfshihen shkurtime buxhetore në shumë prej afro 2 miliardë eurosh dhe rritje të taksave për pothuajse këtë shumë të njejtë.

Borxhi kombëtar i Greqisë parashihet se do të rritet në 188% të GDP-së në vitin 2016, krahasuar me 180% sa ishte këtë vit.

XS
SM
MD
LG