Ndërlidhjet

Kosovë: Planifikohet mbajtja e seancës së Kuvendit


Pamje nga Kuvendi i Kosovës ku opozita ka hedhur gaz lotsjellës
Pamje nga Kuvendi i Kosovës ku opozita ka hedhur gaz lotsjellës

Në Prishtinë sot pritet të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën planifikohet të miratohet buxheti për vitin 2016.

Por, mbretëron paqartësi se si do të bëhet kjo, duke pasur parasysh se opozita në Kosovë vazhdon ta pengoj mbajtjen e seancave, në shenjë të protestës për nënshkrimin e marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi.

Partitë opozitare në Kosovë kërkojnë tërheqjen e Marrëveshjes me Serbinë për Asociacionin e komunave me popullatë shumicë serbe në Kosovë dhe atë për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Qeveria e Kosovës i ka hedhur poshtë këto kërkesa, duke e ftuar opozitën që të kthehet në punën e Kuvendit dhe të shqyrtohen këto çështje, e të mos pengohen institucionet e Kosovës.

XS
SM
MD
LG