Ndërlidhjet

Ukrainë: Proces kundër një presidenti të vetëshpallur


Pamje e një gjykate në Harkov
Pamje e një gjykate në Harkov

Zyrtarët e Ukrainës thonë se një person i cili e ka shpallur vetveten “presideent të Ukrainës juglindore” do të gjykohet në mungesë në qytetin lindor Harkov.

Zyra rajonale e prokurorisë në këtë qytet ka njoftuar sot se në gjykatë është dërguar aktakuza me 14 pika për separatizëm dhe terrorizëm, kundër personit Anatoliy Vizyr.

Ky person, për të cilin konsiderohet se ishte pjesë e kryengritësve prorusë në lindje të Ukrainës, në prill të vitit 2014 e ka shpallur vetveten president të shtetit hipotetik të Ukrainës, që përbëhet nga rajonet Luhansk, Donjeck, Harkov, Mykolajiv dhe Kherson.

XS
SM
MD
LG