Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Më se një milion migrantë kanë hyrë në BE këtë vit


Numri i migrantëve dhe refugjatëve që depërtojnë nga toka dhe deti në vendet e Bashkimit Evropian e ka kaluar numrin prej një milioni.

Më se 3,600 migrantë kanë vdekur në rrugën e tyre për në Evropë.

Mëtutje, sot në një kumtesë të përbashët, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) dhe Organizata Ndërkombëtare për Migrim, kanë njoftuar se gjysma e migrantëve, që kanë arritur këtë vit ishin sirianë, që largoheshin nga lufta, 20% ishin afganë, ndërsa 7% irakianë.

Prej gjithsej 1 milion e 5, 504 migrantë, që kanë arritur në Greqi, Bullgari, Itali, Spanjë, Maltë dhe Qipro, deri më 21 dhjetor, pjesa më e madhe e tyre, 816,752 vetë, kanë arritur nëpër det në Greqi, tha Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM).

UNHCR planifikon që arritjet të vazhdojnë në shkallë të njejtë edhe në vitin 2016, por zëdhënësi i IOM-it, Joel Millman, tha se është e pamundshme të parashihen numrat e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG