Ndërlidhjet

Shpërthim në Pakistan, 22 të vrarë


Mardan, Pakistan, 29 dhjetor 2015.
Mardan, Pakistan, 29 dhjetor 2015.

Policia në Pakistan ka bërë të ditur për shpërthimin e një bombe jashtë ndërtesës së një zyre qeveritare në qytetin Mardan.

Njëzetedy persona kanë humbur jetën.

Policia lokale i ka thënë shërbimit të Pakistanit të Radios Evropa e Lirë se 28 persona të tjerë janë plagosur në shpërthim.

Mësohet se sulmi ka ndodhur jashtë zyrës rajonale të Autoritetit Ndërkombëtar të të Dhënave dhe të Regjistrimit, i cili lëshon karta identiteti për pakistanezët.

Një fraksion i talibanëve pakistanezë, i njohur si Jamat ul Ahrah, ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Qyteti Mardan ndodhet rreth 50 kilometra në veriperëndim të Peshauarit, kryeqytetit të provincës Khiber Pakhtunkhva, e cila kufizohet më Afganistanin.

XS
SM
MD
LG