Ndërlidhjet

34 migrantë të vdekur gjenden nga autoritetet turke


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët e Turqisë thonë se trupat e pajetë të 34 migrantëve janë gjetur gjatë ditës së djeshme dhe mbrëmë në dy lokacione në bregdetin e Egjeut, pasi anijet e tyre ishin fundosur gjatë përpjekjes për të arritur në ishullin grek, Lesbos.

Zyrtarët e Turqisë thanë se trupat janë gjetur në bregdetin Ajvalik dhe Dikili.

Raportohet se ndër të vdekurit ka gra dhe fëmijë.

Rojet bregdetare të Turqisë gjatë kërkimeve i kishin shpëtuar tetë migrantë.

Agjencia e lajmeve Dogan ka njoftuar se në të dy incidentet tragjike, migrantët e kishin humbur jetën, pasi anijet e tyre të gomës ishin përmbysur në ujërat e rrëmbyeshëm të detit.

Gjatë vitit 2015, afro 850 mijë migrantë kanë kaluar nga Turqia në Greqi.

XS
SM
MD
LG