Ndërlidhjet

Kuajt i dallojnë emocionet e njeriut


Ilustrim
Ilustrim

Kuajt janë në gjendje të dallojnë fytyrat e lumtura dhe të zemëruara të njerëzve.

Shkencëtarët e Universitetit Sussex në Britaninë e Madhe kanë përdorur fotografi të fytyrave të burrave dhe kanë vërejtur se kuajt e zbutur “reagojnë negativisht” ndaj fytyrave të zemëruara.

Gjetjet janë botuar në revistën Biology Letters.

Ekesperimenti është bërë me 28 kuaj.

"Rezultati kryesor është se kuajt i shohin me syrin e majtë fytyrat e zemëruara", ka thënë hulumtuesja Amy Smith.

Rezultate të ngjashme janë konstatuar së voni edhe te qentë e shtëpisë.

XS
SM
MD
LG