Paundi britanik ka shënuar rënien më të madhe kundrejt dollarit, për herë të parë në afro shtatë vjet.
Rënia vjen në kohën e pasigurive për daljen e mundshme të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.
Në një fazë, paundi është shkëmbyer me 1.41 dollar, që është rënia më e madhe në një ditë, qysh në mars të vitit 2009.
Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ka arritur një marrëveshje me zyrtarë të BE-së për status special të Britanisë brenda bllokut.
Cameron ka thënë se referendumi për vazhdimin e anëtarësisë ose jo do të mbahet në qershor.
Kryetari i Londrës, Boris Johnson, i është bashkuar fushatës për daljen e Britanisë nga BE-ja.