Ndërlidhjet

Poloni: Protestë në mbështetje të ish-presidentit Walesa


Protesta në mbështetje të ish-presidentit Walesa në Varshavë
Protesta në mbështetje të ish-presidentit Walesa në Varshavë

Disa mijëra njerëz kanë dalur dje në rrugët e Varshavës në Poloni, për ta mbështetur ish-presidentin, Lech Walesa, dhe për t’i kundërshtuar aksionet e qeverisë së re konservatore.

Raportohet se në protestë ishin prej 15 mijë e deri në 80 mijë njerëz.

Protestuesit kanë mbajtur fotografi të ish-presidentit, Lech Walesa, i cili aktualisht është ballafaquar me akuza të përsëritura se kishte bashkëpunuar me policinë sekrete të Polonisë në vitet e 70-ta.

Walesa thotë se ai e kishte nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim, por kurrë nuk kishte vepruar sipas saj.

Mbështetësit e tij thonë se qeveria po e sulmon zotin Walesa për përfitime politike.

Partia për Ligj dhe Drejtësi e udhëheq qeverinë e Polonisë prej nëntorit të vitit të kaluar.

Mbështetësit e saj thonë se ajo i promovon vlerat katolike dhe i ndihmon shtetasit më të varfër në këtë vend.

XS
SM
MD
LG