Ndërlidhjet

Arbitrat në futboll do të ndihmohen me video-teknologji


Ilustrim
Ilustrim

Ligjvënësit e futbollit i kanë dhënë dritën jeshilie përdorimit të video-teknologjisë, për të ndihmuar arbitrat në ndeshje direkte, duke filluar jo më vonë se në sezonin 2017-2018.

Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) ka miratuar periudhën dyvjeçare të testimit, e cila lejon përdorimin e teknologjisë në katër raste të diskutueshme: për të përcaktuar nëse është shënuar goli, kartonët e kuq, penaltitë dhe identifikimi i gabuar.

Lajmi është bërë i ditur pas një takimi të IFAB-it në Kardif.

“Kemi marrë një vendim vërtet historik për futbollin”, ka thënë presidenti i ri i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino.

XS
SM
MD
LG