Ndërlidhjet

SHBA: Disfatë e rëndë e Trumpit në dy shtete


Kandidatët republikanë për president Marco Rubio (majtas), Donald Trump (në mes) dhe Ted Cruz
Kandidatët republikanë për president Marco Rubio (majtas), Donald Trump (në mes) dhe Ted Cruz

Kandidati Donald Trump, ka pësuar dy humbje të rënda në zgjedhjet partiake për nominim presidencial republikan, që u mbajtën mbrëmë në dy shtete.

Zoti Trump, biznesmen tejet i pasur, dhe aktualisht favorit në garën republikane presidenciale, humbi në Uashington D.C. dhe në Vajoming.

Në Uashington fitoi senatori nga Florida, Marco Rubio, ndërsa Donald Trump ishte i treti me 13.8% të votave.

Raportohet se Uashingtoni është në masë të madhe qytet ku mbështetjen e kanë demokratët, ndërsa vetëm 6% e votuesve të regjistruar janë republikanë.

Në shtetin perëndimor, Vajoming, senatori nga Teksasi, Ted Cruz, i shkaktoi disfatë Trumpit duke i tubuar 66.3% të votave. I dyti ishte Rubio me 19.5%, ndërsa Trump doli i treti me 7.2% të votave.

XS
SM
MD
LG