Ndërlidhjet

Jahjaga pranoi aplikacionet e para për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës


Presidentja Jahjaga pranoi aplikacionet e para për njohjen e statusit të të mbijetuarit të dhunës seksuale gjatë luftës, 19 mars 2016
Presidentja Jahjaga pranoi aplikacionet e para për njohjen e statusit të të mbijetuarit të dhunës seksuale gjatë luftës, 19 mars 2016

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga pranoi sot aplikacionet e para për njohjen e statusit të të mbijetuarit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Kjo shënon edhe zyrtarisht fillimin e këtij procesi, 17 vite pas përfundimit të luftës, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Bazuar në të dhënat që posedojnë organizatat që merren me problematikën e viktimave të dhunës seksuale të luftës, Kosova nga lufta e fundit ka dalë me një shifër prej mbi 20 mijë femrave të dhunuara, prej tyre edhe të mitura.

XS
SM
MD
LG