Ndërlidhjet

Bie besimi i rusëve te presidenti i tyre, Putin


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.

Besimi i rusëve në presidentin e tyre, Vladimir Putin, ka rënë për 10 përqind vitin e kaluar.

Sipas një ankete të realizuar në periudhën 11-14 mars nga qendra e pavarur Levada, 73 përqind e të anketuarve kanë thënë se i besojnë Putinit, krahasuar me 83 përqind që kanë dhënë përgjigjen e njëjtë vitin e kaluar.

Rreth 19 përqind kanë thënë se nuk i besojnë presidentit rus, krahasuar me 14 përqind, në vitin 2015.

Por, një tjetër anketë e Levadas, e kryer në periudhën 19-24 shkurt, ka bërë të ditur se 65 përqind e rusëve do të votonin për rizgjedhjen e Putinit, krahasuar me 57 përqind të anketuar, të cilët kanë thënë njësoj vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG