Ndërlidhjet

Shpërbëhet Kuvendi në Maqedoni


Kuvendi i Maqedonisë
Kuvendi i Maqedonisë

Të mërkurën, në orët e vona, është shpërbërë Kuvendi i Maqedonisë. Ky vend shkon në zgjedhje me 5 qershor, pas vendimit të shumicës parlamentare, të përbërë nga VMRO DPMNE dhe Bashkimi Demokratik për Integrim. Në seancë nuk ishin të pranishëm deputetët opozitarë të Lidhjes Social-demokrate të Maqedonisë.

“Përfundon mandati i kësaj përbërje parlamentare. Dëshiroj të ju falënderoj për bashkëpunimin dhe për punën e deritanishme në parlamentin e Maqedonisë. Gjatë kësaj periudhe kjo përbërje parlamentare ka kaluar përmes shumë vështirësive , por kemi arritur dhe me shumë rezultate konkrete në ndërtimin e stabilitetit dhe së ardhmes më të mirë të vendit”, ështëshprehur kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, i cili në orët e vona të mërkurës ka konstatuar shpërbërjen e Kuvendit të Maqedonisë, pa konstatuar dorëheqjet e ministrave dhe zëvendësministrave ngaLidhja Social Demokrate e Maqedonisë.

Menjëherë pas kësaj, lideri i partisë më të madhe maqedonase në opozitë, Lidhjes Social-demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, ka njoftuar se partia e tij nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit.

Zaev tha se do t’i bojkotojë zgjedhjet, sepse nuk janë përmbushur çështjetkyçe të marrëveshjes politike mes katër partive kryesore në vend, të njohur si marrëveshja e Përzhinos, siç është reformimi i medieve, pastrimi i listës zgjedhore, si dhe ndarja e pushtetit nga partia.

Nikolla Gruevski në vazhdimësi ka shkelur marrëveshjen e Përzhinos. Reformat në media nuk u pranuan. Ne nuk do të heqim dorë nga parimet për të cilat tërë kohën kemi insistuar. Në emër të parimeve, në emër të demokracisë, Lidhja Social-demokrate e Maqedonisënuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje të rrejshme.”

“Gjatë muajve tëkaluar qytetarët dëgjuan se pse VMRO-ja nuk pranonte zgjedhje demokratike. VMRO-ja i shmangej zbatimit të marrëveshjes së Përzhinos, me qëllim që të mbrojnë krimin dhe korrupsionin”, ka theksuar lideri i Lidhjes Social-demokrate të Maqedonisë, menjëherë pas vendimit për shpërbërjen e Kuvendit të Maqedonisë.

Zaev ka njoftuar se gjatë të mërkurës në vazhdimësi ka realizuar bisedime me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, me ç’rast ka thënë i ka informuar qartë se partia e tij nuk do të garojë në zgjedhjet parlamentare, të caktuara më 5 qershor, sepse nuk janë plotësuar kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Ai ka theksuar se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ende nuk ka arritur ta bëjë kontrollimin e124 mijë votuesve, duke shtuar se pushteti refuzon t’i pastrojë votuesit fiktivë.

Lideri i Lidhjes Social-demokrate të Maqedonisë, i pyetur nga gazetarët nëse Marrëveshja e Përzhinos është e vdekur, nuk ka dhënë përgjigje të drejtpërdrejtë, duke theksuar se kjo marrëveshje nuk është përmbushur.

“Nuk mund të them se marrëveshja e Përzhinos është e vdekur , por e di se parlamenti është shpërbërë pa u përmbushur kushtet minimale të kësaj marrëveshjeje”, tha Zaev.

Ai theksoi se Kuvendi i Maqedonisë nuk ka konstatuar dorëheqjet e deponuara nga ana e ministrave të Lidhjes Social-demokrate të Maqedonisë, me qëllim që të mbahen peng në një qeveri, e cila, sipas tij, ka për qëllim të realizojë zgjedhje kriminale. Ai shtoi se LSDM-ja nuk do ta lejojë këtë gjë.

Ndërsa, Partia Demokratike Shqiptare vlerëson se më me rëndësi është përmbushja e kushteve, se sa data e zgjedhjeve. Gjatë ditës së mërkurë edhe partitë joparlamentare shqiptare janë prononcuar se nuk janë përmbushur kushtet për organizimin e zgjedhjeve në Maqedoni.

Ndryshe, opozita maqedonase , Lidhja Social-demokrate e Maqedonisë nuk i ka njohur reazulatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare, të mbajtura në prill të vitit 2014, dhe se deputetët e saj për më shumë se një vit refuzuan të marrin pjesë në punën e Kuvendit, me arsyetimin se zgjedhjet ishin të manipuluara.

Deputetët e kësaj partie, për herë të parë pas zgjedhjeve, hynë në Kuvend më 1 shtator të vitit të kaluar, për të qenë pjesë e ndryshimeve ligjore që ishin pjesë e marrëveshjes politike të qershorit dhe korrikut të vitit 2015, të nënshkruar nga liderët e katër partive kryesore në Maqedoni, VMRO DPMNE-së , Bashkimit Demokratik për Integrim, Lidhjes Social-demokratetë Maqedonisë dhe Partisë Demokratike Shqiptare, me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-së.

Kjo marrëveshje ishte nënshkruar për t’i dhënë fund krizës politike në Maqedoni, përmes një qeverie teknike, e cila duhej ta përgatiste vendin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të ishin caktuar të mbaheshin më 24 prill, dhe të njëjtat më pas u shtynë për 5 qershor.

XS
SM
MD
LG