Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmet ajrore janë vrarë 40 militantë të IS-it


Ilustrim
Ilustrim

Ushtria e Afganistanit thotë se forcat e saj ajrore i kanë sulmuar militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), në provincën lindore Nangarhar, duke i vrarë së paku 40 pjesëtarë të këtij grupi.

Një politikan lokal tha se shumica e të vrarëve në këto sulme ishin luftëtarë të jashtëm dhe se trupat e pajetë të tyre ishin mbledhur nga fshatarët lokalë dhe i ishin dorëzuar grupit militant, Shteti Islamik.

Në provincën Nangarhar ka pasur luftime të ashpra ndërmjet talibanëve dhe militantëve të Shtetit Islamik.

Analistët thonë se shumë militantë të IS-it dikur ishin pjesëtarë të talibanëve, që ishin të dëshpruar nga dështimi i kryengritjes talibane për ta përmbysur qeverinë në Kabul.

XS
SM
MD
LG