Ndërlidhjet

Tragjedia në Hillsborough: Policia ka kontribuar në incident


Hillsborough, 1989
Hillsborough, 1989

Nëntëdhjetegjashtë tifozë të futbollit, të cilët kanë vdekur si pasojë e ndrydhjes në stadiumin Hillsborough të Anglisë, më 1989, janë vrarë në mënyrë të paligjshme, ka konstatuar një juri.

Juria në Britani, në përbërje prej gjashtë grave dhe tre burrave, i është përgjigjur me “po” pyetjes nëse ndonjë gabim i policisë ka shkaktuar ose ka kontribuar në incident.

Incidenti ka ndodhur më 15 prill të vitit 1989, kur në ndeshjen gjysmëfinale për Kupën e Anglisë, midis Liverpoolit dhe Nottingham Forestit, ndrydhjet e tifozëve kanë rezultuar me 96 njerëz të vdekur dhe 766 të plagosur.

Për incidentin fillimisht janë fajësuar tifozët e Liverpoolit.

Por, në vitin 2013, pas përfundimit të hetimeve shumëvjeçare, është konstatuar se policia dhe organizatorët kanë lejuar në stadium më shumë njerëz seç duhej.

Juria ka thënë sot se tifozët e Liverpoolit nuk i kanë kontribuar gjendjes së rrezikshme në stadium.

Tragjedia në Hillsborough njihet si fatkeqësia më e keqe e futbollit në botë.

XS
SM
MD
LG