Ndërlidhjet

Jolie: E dëshpëruar me përgjigjen amerikane ndaj krizës së migrantëve


Angelina Jolie
Angelina Jolie

Ylli amerikan i filmit, Angelina Jolie, thotë se është “shumë e dëshpëruar” nga përgjigja e Shteteve të Bashkuara ndaj krizës globale të migrimit.

Aktorja Jolie, që është e dërguar speciale e Agjencisë për refugjatë të Kombeve të Bashkuara, tha sot në Londër se ajo, po ashtu, ka frikë se edhe vendet e tjera do t’i pranojnë politikat izolacioniste në rritje, në vend se të veprojnë së bashku për shqyrtimin e sfidave, që i ka krijuar kriza e migrantëve.

Ajo ka theksuar se shqetësimet për migrimin e pakontrolluar u kanë mundësuar “frymë të rrejshme të legjitimitetit atyre që promovojnë politika të frikës dhe ndarjes”.

XS
SM
MD
LG