Ndërlidhjet

Thaçi i ndanë Noel Malcolm dekoratën ”Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit”


Hashim Thaçi i ndanë dekoratën historianit Noel Malcolm
Hashim Thaçi i ndanë dekoratën historianit Noel Malcolm

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nderuar historianin britanik Noel Malcolm me dekoratën ”Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit”. Malcolm, veç tjerash njihet si analist i çështjeve të Ballkanit dhe autor i librave të shumtë për historinë e shqiptarëve. Së fundmi promovoi në Prishtinë edhe librin “Agjentë perandorakë” në gjuhën shqipe.

“Libri juaj i së vërtetës për Kosovën ishte libri i shpërthimit dhe ndërgjegjësimit të diplomacisë botërore për Kosovën, por dhe i ndikimit në kuptimin pozitiv të vendimmarrjeve të diplomacisë botërore për Kosovën”, ka theksuar Thaçi.

Në anën tjetër, Noel Malcolm ka deklaruar se ndihet shumë i lumtur nëse ka ndihmuar Kosovën kur ka shkruar për të vërtetën historike të saj.

“Është shumë e rëndësishme që bota të mund të kuptojë mirë historinë e Kosovës në situatën e sotme edhe për të zhvilluar të ardhmen e Kosovës për të gjithë kosovarët”, ka thënë historiani Malcolm.

Dekorata ”Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit” u jepet qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe atyre të huaj, si dhe personaliteteve të botës shqiptare që kontribuojnë për mirëkuptim mes shqiptarëve dhe kombeve të tjera në të gjitha fushat e jetës në frymën e lidhjes.

XS
SM
MD
LG