Ndërlidhjet

SHBA nuk i bashkohet Rusisë në sulmet në Siri


Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby.

Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar thirrjen e Rusisë për të kryer sulme të përbashkëta ajrore kundër grupeve rebele që luftojnë forcat qeveritare të Sirisë.

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, ka thënë se sulmet e përbashkëta do të qëllonin konvojet që bartin armë dhe municion nga Turqia për në Siri.

Por, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby, ka thënë se nuk do të ketë angazhime të tilla.

Kirby ka thënë se SHBA beson se Qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad, është përgjegjëse për shumicën e shkeljeve të armëpushimit të brishtë që ka nisur më 27 shkurt.

SHBA ka kërkuar vazhdimisht dorëheqjen e Assadit, ndërsa Rusia e ka mbështetur me vendosmëri udhëheqësin sirian.

Dy vendet vetëm se shkmëbejnë disa informacione, për të shmangur përplasjet në mes të qiellit.

XS
SM
MD
LG