Ndërlidhjet

Suedi: Do të dëbohet personi i dyshuar për lidhje me IS-in


Pamje nga një pjesë e qytetit Malme në Suedi
Pamje nga një pjesë e qytetit Malme në Suedi

Autoritetet e Suedisë thonë se do ta dëbojnë një person nga Bosnja, i cili kishte kërkuar azil në Suedi, por është i dyshuar se është anëtar i grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Autoritetet e imigrimit thanë mbrëmë se ky person, 46 vjeçar, paraqet “rrezik për siguri” dhe ishte i shënuar nga Franca në bazën e të dhënave të sigurisë së Bashkimit Evropian.

Autoritetet, mëtutje, kanë theksuar se kërkesa për azil e këtij personi të paidentifikuar është refuzuar, pasi ishte cilësuar e pabazë. Personave nga Bosnja në mënyrë sistematike u refuzohen kërkesat për azil në Suedi.

Bosnjë Hercegovina, që synon integrim në BE, konsiderohet shtet i sigurt nga pjesa më e madhe e vendeve anëtare të BE-së.

Lidhur me këtë person, e përditshmja suedeze, Sydsvenskan dhe mediat e tjera, kanë raportuar se ai kishte lidhje me grupin ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Ky person kishte arritur në Malme të Suedisë më 13 qershor me aeroplan nga Bosnja me katër fëmijët e tij.

XS
SM
MD
LG