Ndërlidhjet

Biasi: Pa përvojë për ta realizuar atë që e krijuam gjatë lojës


Pamje e stadiumit në Marsejë para ndeshjes Franca - Shqipëria
Pamje e stadiumit në Marsejë para ndeshjes Franca - Shqipëria

Kombëtarja e Shqipërisë në Kampionatin Evropian të Futbollit në Francë, nuk ka arritur fitore e as nuk ka shënuar asnjë gol, përkundër lojës së mirë të treguar, raporton agjencia DPA nga Lioni i Francës.

Tash ekziston shpresa që në takimin e nesërm me Rumaninë të arrihet fitorja e vetme.

“Mendoj se lojtarët kanë bërë shumë gjëra të mira deri tash”, tha selektori, i kombëtares së Shqipërisë, Gianni de Biasi, gjatë një konference të sotme për gazetarë në Lion.

“Për fat të keq, kemi paguar shtrenjtë për disa nga gabimet e bëra, ashtu siç mund t’i ndodhë secilit ekip. Në këto kushte, për fat të keq, ne pranuam gola”, tha Biasi.

“Por, në anën tjetër, kur ne kishim raste për të shënuar gola, ne nuk ishim efikas sa duhet ose ndoshta ishim shumë të papërvojë për ta përfunduar atë që ne e ndërtuam gjatë lojës”, tha Biasi.

Shqipëria, në kuadër të Grupit A të Kampionatit Evropian të Futbollit në Francë, ka humbur kundër Zvicrës me rezultat 0:1 dhe kundër Francës me rezultat 0:2, me ç’rast nuk janë shfryzëzuar disa raste të mira.

XS
SM
MD
LG