Ndërlidhjet

Trudeau: Rusia nuk ishte “partnere pozitive” lidhur me Ukrainën


Kryeministri Justin Trudeau (majtas) dhe presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko
Kryeministri Justin Trudeau (majtas) dhe presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, thotë se Rusia nuk kishte qenë “partner pozitiv” lidhur me obligimet ndërkombëtare për ta përfunduar konfliktin ndërmjet separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe forcave qeveritare në pjesën lindore të Ukrainës.

Duke folur sot në Kiev të Ukrainës, zoti Trudeau tha, po ashtu, se “është e qartë se Ukraina i ka bërë disa hapa ekstremisht të rëndësishëm dhe të vështirë në parlament dhe në institucionet e veta, për t’i kryer përgjegjësitë ndaj marrëveshjes së Minskut për armëpushim”.

“Po ashtu, është e qartë, se në anën e sigurisë së implementimit të Minskut, Rusia nuk ka qenë partnere pozitive”, tha Justin Trudeau.

Kryeministri kanadez, që është në Kiev të Ukrainës për vizitë dyditëshe, ka premtuar ndihmë të re hummanitare prej 13 milionë dollarësh për Ukrainën. Ai e ka shpallur edhe rritjen e numrit të vëzhguesve të Kanadasë në misionin vëzhgues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në pjesën lindore të Ukrainës.

Gjatë qëndrimit të tij në Kiev, është nënshkruar edhe marrëveshja për tregti të lirë ndërmjet Ukrainës dhe Kanadasë. Tash, kjo marrëveshje duhet të ratifikohet në parlamentet e të dy vendeve.

XS
SM
MD
LG