Ndërlidhjet

Kosova dërgon 8 sportistë në Olimpiadën e saj të parë


Ilustrim
Ilustrim

Kosova do të dërgojë tetë sportistë në Lojërat Olimpike në Rio de Zhaneiro.

Komiteti Olimpik i Kosovës prezantoi të martën dy notarë, dy xhudistë, dy nga atletika, një qitës dhe një çiklist.

“Për herë të parë po ndjejmë se çfarë do të thotë të jesh i barabartë në mesin e të gjithë sportistëve të tjerë”, tha kreu i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, gjatë prezantimit.

Kosova është bërë anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në dhjetor të vitit 2014.

“Pjesëmarrja për herë të parë në Lojërat Olimpike, për Kosovën është nder”, tha notarja Rita Zeqiri.

Olimpiada Verore nis muajin e ardhshëm në Rio de Zhaneiro.

Reagimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Facebook:

XS
SM
MD
LG