Ndërlidhjet

Nëntë zjarre të mëdha aktive në Galicia të Spanjës


Ilustrim
Ilustrim

Agjencia e lajmeve Reuters njofton se nëntë zjarre të mëdha janë active në rajonin veriperëndimor të Spanjës, Galicia, tri prej të cilave përbëjnë kërcënim për shtëpitë në pjesën veriore të rajonit.

Sipas zyrtarëve rajonalë, zjarret kanë djegur rreth 6, 000 hektarë që nga 8 gushti.

Shërbimet emergjente po e mbajnë situatën në “nivelin 2”, e cila tregon një rrezik për zonat e banuara në qytetet Arbo, Crecente dhe Porto Do Son.

Shkaqet e këtyre zjarreve mbeten të paqarta. Deri tani nuk ka pasur informacione për evakuimin e njerëzve. Familjet që janë evakuuar janë nga qytetet ku rreziku është vlerësuar më i lartë.

XS
SM
MD
LG