Ndërlidhjet

Mbi një milion të zhvendosur nga Sudani Jugor


Sudani Jugor
Sudani Jugor

Numri i njerëzve që kanë ikur nga Sudani Jugor për shkak të luftës civile të vendit, ka kaluar një milion, tha agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara.

Luftimet që kanë shpërthyer në kryeqytetin Juba në korrik kanë detyruar një valë të madhe të të zhvendosurve, tha UNHCR-ja.

Mosmarrëveshjet midis presidentit Salva Kiir dhe ish-nënpresidentit, Riek Machar, që përfaqësojnë dy grupe etnike, kanë çuar në shpërthimin e luftës në dhjetor të vitit 2013.

Një marrëveshje e brishtë e paqes, e nënshkruar vitin e kaluar, është në prag të kolapsit.

XS
SM
MD
LG