Ndërlidhjet

IS merr përgjegjësinë për sulmin ndaj tempullit shiit


Grupi militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj një tempulli në Kabul, ku u vranë 18 njerëz, shumica prej tyre shiitë.

Aleati i IS-it në Afganistan dhe Pakistan – i njohur si Khorasan – përmes një deklarate për media, ka marrë përgjegjësin për këtë sulm.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme afgane, Sediq Sediqqi ka thënë se 62 vetë, përfshirë këtu 12 policë, janë plagosur në sulmin mbi tempullin Karte Sakhi.

Lidhur me këtë sulm ka reaguar edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara duke thënë se “sulmi qëllimshëm ka targetuar një grup të madh të cilëve të cilët ushtrojnë të drejtën e tyre për të manifestuar lirshëm fenë e tyre”.

Bomba ishte vendosur jashtë xhamisë në zonën Khoja Gholak në provincën Balkh dhe është shpërthyer nga distanca, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënës provincial.

Zyrtarët lokalë shëndetësorë kanë thënë se shumica e të plagosurve janë fëmijë. Disa prej tyre, sipas doktorëve, janë në gjendje kritike.

Banorët ishin tubuar pranë këtij tempulli për të shënuar festën e Hashureve, që është njëra ndër festat më të rëndësishme të kalendarit shiit.

XS
SM
MD
LG