Ndërlidhjet

Lista Serbe ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Trepçën


Ilustrim
Ilustrim

Përfaqësuesit e Listës Serbe, të prirë nga kryetari i kësaj liste, Slavko Simiq, kanë dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës kërkesën për shqyrtimin e ligjshmërisë së miratimit të Ligjit për Trepçën nga ana e legjislativit.

Deputetët e kësaj liste në Kuvendin e Kosovës, siç ka thënë Simiq, nuk janë pajtuar me miratimin e këtij ligji.

Simiq i ka thënë të mërkurën Radios Evropa e Lirë se deputetët e Listës Serbe janë duke e përgatitur edhe kërkesën tjetër për ta dërguar për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese, lidhur me ligjshmërinë e miratimit të Ligjit për Investimet Strategjike, i cili po ashtu është miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

XS
SM
MD
LG