Ndërlidhjet

Yildirim: Turqia e gatshme për ndërmarrjen e masve në Irak


Pamje gjatë takimit të sekretarit amerikan të mbrojtjes, Ashton Carter, dhe kryeministrit të Turqisë, Binali Yildirim (djathtas), në Ankara më 21 tetor
Pamje gjatë takimit të sekretarit amerikan të mbrojtjes, Ashton Carter, dhe kryeministrit të Turqisë, Binali Yildirim (djathtas), në Ankara më 21 tetor

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, thotë se vendi i tij është i gatshëm për “ndërmarrje të masave” në pjesën veriore të Irakut, pasi Ankaraja nuk është e kënaqur me premtimet e Irakut dhe Shteteve të Bashkuara, për rolin e militantëve kurdë dhe milicive shiite, në betejën për qytetin Mosul.

Këto komente zoti Yildirim i bëri mbrëmë vonë, pasi kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, e ka hedhur poshtë thirrjen e sekretarit amerikan të mbrojtjes, Ashton Carter, që Bagdadi tu japë forcave turke një rol në rimarrjen e Mosulit nga militantët e Shtetit Islamik.

“Kjo është diçka me të cilën do të merren irakianët dhe irakianët do ta çlirojnë Mosulin dhe territoret e mbetura”, tha Abadi.

Kryeministri Yildirim ka shprehur shqetësim për mënyrën se si milicitë kurde dhe shiite mund t’i trajtojnë banorët arabë sunitë në Mosul, duke thënë se “premtimet e dhëna nga Shtetet e Bashkuara dhe Iraku, se PKK dhe militantët shiitë nuk janë pjesë e operacioneve, ende nuk na ka kënaqur neve”.

XS
SM
MD
LG