Ndërlidhjet

KON-i ia merr medaljet olimpike atleteve nga Kazakistani dhe Rusia


Dopingu në sport
Dopingu në sport

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka njoftuar se tri peshëngritëseve nga Kazakistani iu janë marrë medaljet e arta Olimpike që i kanë fituar në Londër më 2012, për shkak të dështimit në testin anti-doping.

KON-i ka publikuar të enjten një deklaratë në të cilën thuhet se atletet Maiya Maneza, Zulfiya Chishanlo dhe Svetlana Podobedova janë skualifikuar pas rivlerësimit të mostrave të tyre të vitit 2012, që dolën me rezultat pozitiv për substancat e ndaluara.

Peshëngritëses nga Belarusia Maryna Shkermankova iu mor medalja e bronztë Olimpike e Londrës 2012, me arsyetim të njëjtë.

Edhe dy peshëngritës belarus dhe dy atletë rusë u skualifikuan, por që nuk fituan asnjë medale në 2012.

XS
SM
MD
LG