Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

WADA: Rusia ta pranoj sponzorizimin shtetëror të dopingut


Agjencia Botërore Kundër Dopingut (WADA) ka kërkuar që Rusia ta pranoj dopingun e sponzorizuar nga shteti, me qëllim që ta rikthej besimin e botës sportive.

Kjo thirrje u bë derisa WADA ka shpallur se pjesa e dytë e një raporti të pavarur për dopingun e sponzorizuar nga shteti në Rusi, do të publikohet më 9 dhjetor.

“Do të jetë më mirë nëse ata do të ishin pak më të penduar”, tha presidenti i WADA-s, Craig Reedie, pasi mbrëmë është rizgjedhur edhe për një mandat në këtë post. Ai nuk ka pasur rival në këto zgjedhje.

Shefi i ri i anti-dopingut në Rusi, Vitaly Smirnov, tha në tubimin në WADA se vendi i tij “kurrë nuk ka pasur sistem të sponzorizimit të dopingut nga shteti”.

WADA pat kërkuar ndalesën e plotë të sportistëve rusë në Olimpiadën në Rio de Zhanejro, por Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vendosi që vendimin për këtë çështje ta marrin vetë federatat sportive indidivuale.

Ky zhvillim u bë pasi në një raport të pavarur janëparaqitur dëshmi për sponzorizim të gjërë shtetëror të dopingut në Rusi, para Lojërave Olimpike Dimërore në Soçi në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG