Ndërlidhjet

BE dhe Kuba nënshkruan marrëveshje “historike” 


Shefja e BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini dhe kryediplomati i Kubës, Bruno Rodriguez Parrilla
Shefja e BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini dhe kryediplomati i Kubës, Bruno Rodriguez Parrilla

Bashkimi Evropian dhe Kuba kanë nënshkruar një marrëveshje për normalizimin e lidhjeve pas disa dekadash të marrëdhënieve të ftohta si pasojë e shqetësimeve evropiane për të drejtat e njeriut.

I ashtuquajturi “marrëveshja për dialog politik dhe bashkëpunim” është nënshkruar më 12 dhjetor nga ministri i jashtëm i Kubës, Bruno Rodriguez Parrilla dhe shefja për politikë të jashtme e bllokut evropian, Federica Mogherini.

Duke e quajtur marrëveshjen “historike”, Mogherini ka thënë se “është hera e parë që BE dhe Kuba e kanë një kornizë formale për marrëdhënie bilaterale”.

Marrëveshja, e cila mbulon çështje si tregtia, të drejtat e njeriut dhe migracioni, do të mbetet e përkohshme derisa të ratifikohet nga parlamentet rajonale dhe kombëtare në të gjitha vendet anëtare.

Burime brenda Këshillit të BE-së i kanë thënë REL-it se parlamenti në Suedi dhe Republikën Çeke mund të votojnë kundër marrëveshjes për shkak se në këto dy vende shqetësimet janë të mëdha rreth abuzimit me të drejtat e njeriut në ishullin e Karaibeve.

Në vitin 2003, BE-ja ka vendosur sanksione ndaj Kubës ndërsa kishte pezulluar bashkëpunimin për shkak të shtypjes së gazetarëve dhe aktivistëve. Vetëm në vitin 2008, dialogu në mes të BE-së dhe Kubës ka vazhduar.

XS
SM
MD
LG